Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se një mjet me drejtues A.H., ka përplasur një 75-vjeçar.

Të njëjtat burime raportojnë se i moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.