Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në Durrës te mbikalimi i këmbësoreve në lagjen nr. 14.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në orën 09:00, ku një makinë me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).
Këmbësori ka qenë duke ecur në rrugë të makinës dhe i ka ndërprerë rrugën makinës. Makina ka qenë me shpejtësi dhe për pasojë ka përplasur këmbësorin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Komento