Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të moshuare ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës..E reja e cila po drejtonte makinën është shoqëruar në komisariat nga policia.

Automjeti i cili drejtohej nga një vajza 22 vjeçare ka përplasur të moshuarën me iniciale B. M.80 vjeçarja e aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë nga mjekët. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, në lagjen nr.14 në Durrës.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetohet më tej për sqarimin e rrethanave të aksidentit.