Makina shmang përplasjen në Durrës, përfundon në trotuar! Shoferja humb kontrollin në autostradë, plagoset (VIDEO)

Mëngjesi i kësaj të mërkure ka nisur me aksident në Durrës. Sipas informacioneve të para mësohet se një automjet për të shmangur përplasjen me një tjetër makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa hekura anësorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Aleksander Goga", ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Siç shihet nga pamjet, automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Ndërkohë rreth orës 08:35, në autostradën Durrës - Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1594193810_AKSIDENT1.jpeg

1594193839_AKSIDENT2.jpeg

Makina e aksidentuar në Durrës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro