Një aksident ka ndodhur në lagjen Luigj Gurakuqi në Elbasan ku një makinë ka përplasur një këmbësore.
Policia njofton se shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip "Toyota" ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento