Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 11:40 në aksin rrugor Elbasan-Librazh, në fshatin Mengël ku viktima Rei Pallosh 21 vjeç, duke drejtuar mjetin luksoz tip "Audi A6" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

1638877844_Screenshot2.jpg

1638877857_Screenshot1.jpg