Aksident në Elbasan/ Shoferi e la të parkuar por s'ngriti frenat, makina e merr para dhe bie në humnerë në fshatin Shelcan, 5 të plagosur (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shelcan në aksin rrugor Elbasan-Gjinar. Një makinë ka rënë në humnerë, ndërsa raportohet se 5 persona janë plagosur, disa prej tyre të moshuar
Redaksia 1 Korrik 2021, 17:40 | Përditesimi: 1 Korrik 2021, 18:56
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shelcan në aksin rrugor Elbasan-Gjinar. Një makinë ka rënë në humnerë, ndërsa raportohet se 5 persona janë plagosur, disa prej tyre të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, kur makina, brenda së cilës ndodheshin disa anëtarë të një familjeje nga Trepsenishti ka parkuar pranë një shtëpie. Shoferi ka ndaluar dhe e ka parkuar Fordin për të marrë një porosi, por ka harruar të ngrejë frenat e dorës dhe në atë moment makina ka lëvizur. Shoferi sapo e ka parë është kthyer të futet brenda saj për të ngritur frenat e dorës por makina e ka marrë përpara dhe më pas ka rënë në greminë.
Të plagosurit janë dërguar në spital me ambulancë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi raporton se automjeti ka përfunduar disa metra poshtë në greminë dhe është shkatërruar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
"Në fshatin Shelca, Elbasan, një mjet në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalishtë pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç kishte zbritur nga mjeti për të marrë dicka në banesë dhe mjeti ka lëvizur nga vëndi dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët shtetasit, J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N.,të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes", thotë policia.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Aksidenti me 5 të plagosur në Elbasan, makina ishte e parkuar, shoferi kishte zbritur kur makina lëvizi e ra në humnerë
Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Elbasan ku kanë mbetur 5 të plagosur. Në momentin që makina ka rënë në humnerë, ka qenë e parkuar. Shoferi kishte zbritur dhe kishte shkuar të marrë diçka në banesë. Makina e pasiguruar mirë ka lëvizur dhe ka përfunduar në humnerë.