Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe bie në përrua! Plagoset i riu dhe një 14-vjeçar

ELBASAN- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti ndodhi në fshatin Balëz, në Elbasan, ku shtetasi R.L., 21 vjeç, banues në fshatin Balëz, duke drejtuar mjeti tip "Benz", ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë ka mbetur i plagosur 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve si dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi B.Xh., 14 vjeç. Dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm