Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një mjet ka përplasur një motor, në të cilin ndodheshin dy persona.

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel, ku automjeti që drejtohej nga shoferi me iniciale M. L., ka aksidentuar motorin që drejtohej nga O. P. 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motorit O. P. dhe pasagjeria që udhëtonte me të.

Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi M. L. u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.