Një aksident është raportuar në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur “Ura e Zezë”.

Automjeti që drejtohej nga 27-vjeçari G.Ç ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 56-vjeçari P.Ç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.