Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur në Elbasan mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në aksin Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri rreth orës 19:50, ku 80-vjeçari me inicialet B.M., i cili po ecte në rrugë, u përplas nga një automjet.
Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, shoferi i automjetit u largua, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.
Komento