Makina përplas për vdekje 41 vjeçarin në Elbasan, policia shoqëron drejtuesin e automjetit (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Makina ka përplasur për vdekje 41 vjeçarin Genci Fero. Ky i fundit ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë.  

“Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip "Benz",ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor. Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital”-thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po vijon veprimet  për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë