Paraditën e sotme janë shënuar disa aksidente në qytete të ndryshme të vendit. Fillimisht në Elbasan, në fshatin Vidhas u përplasën 2 makina. Automjeti me drejtues 30 vjeçarin K.K u përplas me makinën që drejtohej nga Gj.Z, 32 vjeç.
Për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Edhe në Fier, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën por fatmirësisht pa persona të lënduar.
Ndërsa në Milot, si pasojë e reshjeve tëdendura të shiut në Rrugën e Kombit, për shkak të lagështisë, mjeti tip 'trajler' ka dalë nga rruga.
Të tre aksidentet dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e motit të keq dhe lagështisë në rrugët ku po qarkullonin.
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka sjell një aksident në rrugën e Kombit.
Një mjet i tonazhit të rëndë, trajler ka rrëshqitur nga lagështira dhe dalë nga rruga në afërsi te Milotit.
Fatmirësisht drejtuesi nuk ka marrë lëndime, ndërsa policia nisi hetimet në lidhje me aksidentin.
Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Në vendin e quajtur “Aksionistët” janë përplasur 2 automjete.
Për pasojë janë krijuar rradhë të gjata në trafik pasi ka bllokim të rrugës. Fatmirësisht nnga përplasja nuk ka të lënduar por raportohen vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rregullimin e trafikut. Deri më tani dyshohet se shkak për përplasjen mund të jetë bërë prania e lartë e lagështisë në rrugë.