Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele (20 shtator) në Elbasan.

Dy automjete, një tip "Golf" dhe një "Benz" janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Si pasojë e saj është krijuar trafik nga automjetet e tjera.