Po udhëtonin me motor/ Çifti izraelit merret përpara nga Fuoristrada në unazën e Elbasanit, rëndë gruaja

Po udhëtonin me motor/ Çifti izraelit merret përpara nga Fuoristrada në unazën e Elbasanit, rëndë gruaja

Motori i turistave

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e Elbasanit. Një çift turistësh izraelit të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një motor tip Honda janë përfshirë në përplasjen e dy mjeteve me njëri-tjetrin.

Michel Nin 31 vjeç dhe Nimrod Shwartz 30 vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
Gruaja e shtrirë në tokë, burri mbetet i bllokuar poshtë Fuoristradës! Pamje nga aksidenti i çiftit izraelit

Report Tv siguron video pak momente pas aksidentit në Elbasan ku u përplasën çifti i turistëve izraelitë. Nga video duket se gruaja ka mbetur e shtrirë në tokë ndërkohë që bashkëshorti i saj është marrë përpara nga mjetit ti Fuoristradë. Ai ka mbetur i bllokuar për disa momente poshtë mjetit dhe është nxjerrë më pas me ndërhyrjen e disa personave të pranishëm të cilët kanë shtyrë automjetin për të bërë të mundur nxjerrjen e tij. Ai është ngritur në këmbë menjëherë duke marrë drejtim drejt trupit të bashkëshortes e cila qëndronte akoma në gjendje të rëndë pak metra më tutje.

Mësohet se çifti izraelit janë sjellë me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor. Gjendja e gruas mësohet se është mjaft e rëndë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • David: 30/08/2019 15:44

    Vijne per qef duke na rrespektuar ne si popull dhe si vend por gjejne belane ne mes te dites, PSE? Nga pakujdesia e nje te papergjegjshmi qe duhet te fiksoje “kembsoret ciklistet dhe motorristet” duhet te kene perparesi ne karrexhade. Po cfare flas une nje here,, katyndarit i duket vetja sikur ka hipur ne Apollo 11 dhe jo ne makine. Kafshe qe duhet te denohet, SHERIM SA ME TE SHPEJTE TURISTEVE.

    Përgjigju
    • Katnari: 31/08/2019 00:25

      Kot e ke se nuk marrim vesh ne.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur