Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Griqan të Sipërm në Elbasan. Ngjarja bëhet e ditur përmes raportimit të qytetarëve në Shqiptarja.com.

Mësohet se një automjet tip ML 320 është rrokullisur nga shkëmbi duke përfunduar në urën e fshatit.

Aksidenti ka qenë pa pasoja në njerëz ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të rënda. 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti por sipas dyshimeve të para të policisë, mendohet se ky është një skenar i përdorur nga pronarët e automjeteve për të përfituar para  nga siguracionet.

Këto dyshime ngrihen nga policia, pasi automjeti ka rënë nga një lartësi shumë e madhe duke mos shkaktuar asnjë të lënduar.