Aksident në Elbasan, u përplas nga
makina, vdes në spital i moshuari

Aksident në Elbasan, u përplas nga<br />makina, vdes në spital i moshuari<br>
Një 70-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pas një aksidenti në mesditë në afërsi të Urës së Shkumbinit në Elbasan. I moshuari me inicialet E.M. u përplas nga një makinë, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe më pas te Trauma në  Tiranë, i moshuari nuk u mbijetoi plagëve. Ndërsa është arrestuar drejtuesi makinës që shkaktoi aksidentin, Agim Rexha 49 vjeç banues në fshatin Shushicë.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen "Shënkoll" pranë Urës së Shkumbinit Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 085 IM, ka aksidentuar E.M., 70 banues në fshatin Hajdaran i cili pasi mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë , ka gjetur vdekjen” sqaron policia.

 

 

[gallery]25439[/gallery]

 

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS