Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur "Mbrostar Ura", në Fier. 25-vjeçari E.S, duke drejtues automjetin automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

'Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur "Mbrostar Ura" shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.