Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës. Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës , duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit .

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikese të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht ndërsa  grupi hetimor po punon  për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.