Benzi përplaset me taksinë në Fier, përfundon në kanal! 2 të plagosur (VIDEO)

Fier- 2 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Krapait në Fier. Dy makina, një tip Benz dhe një makinë tip Volswagen, qw punonte si taksi, janë përplasur mes tyre. Përplasja ka qenë e fortë, aq sa makina tip Benz ka përfunduar në kanal. Të  plagosur kanë mbetur shtetasit Aneltizio Qalliu, 20 vjeç dhe  Remzino Qalliu, 16 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal Fier. Ndërkohë që Gazmend Demiraj, 48 vjeç dhe Floresha Demiraj, 41 vjeçe, nuk kanë pësuar dëme.

Shkak i aksidenti është bërë makina tip Benz, ku drejtuesi i saj, për shkak të lagështisë në rrugë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me Volswagen-in, që vinte në drejtim të kundërt.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar