Një betoniere dhe një automjet transporti janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan në Fier, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial . Nga përplasja, betonierja ka dalë nga rruga, ndërsa njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur.
Shoferi i dëmtuar ka pësuar frakturë në krah dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e përplasjes.










Komente
Komento