Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën rurale Fier- Kallm pranë qendrës tregtare Viva, ku një  automjet tip “ Fiat Punto” ka përfunduar në kanal, pasi ka dalë nga rruga.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë pa dëmtime të rënda nga automjeti, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë punonjësit e Policisë Rrugore dhe një mjet zjarrfikës.

Po ashtu një tjetër aksident u regjistrua në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku u përfshinë dy autobusë dhe një makinë. Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Aksident në aksin Prrenjas- Qafë Thanë, përplasen dy autobusë dhe një makinë

1690719100_Screenshot7.jpg

Një aksident është regjistruar në aksin Përrenjas-Qafë Thanë. Në aksident janë përfshirë dy autobusë dhe një makinë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

1690719149_Screenshot8.jpg