Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.