Fier-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Libofshë. Një motor është përplasur nga një automjet tip “ Opel”.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.
Komento
Komente

