Fier-Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Frakull të Fierit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia  ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.