Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta.
Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë plagosur dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër.
Sipas burimeve policore nga vendngjarja, përplasja dyshohet të ketë ndodhur pasi drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës, ndërsa mësohet se tre të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 14:40, në aksin rrugor "Fier-Patos", shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.
Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente





