Dy aksidentet të ndryshe, një në Fier dhe një në Tiranë kanë ndodhur me pak minuta diferencë duke lënë 4 të plagosur.

Në qytetin e Fierit një makinë ka përplasur çiftin e të moshuarve, të cilët po tentonin të kalonin rrugën. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, ku shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Edhe në Tiranë dy këmbësorë janë përplasur pasi një makinë ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para. Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, ku mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital.