FIER – Një aksident automobilistik i mori mbrëmë jetën një 17-vjeçari në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Patosit ku mjeti me të cilin udhëtonte Fabio Mema ka dalur nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.

Si pasojë ka humbur jetën 17- vjeçari ndërsa ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Klodian Mema, që drejtonte automjetin me targa greke.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia vendase njoftoi se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.