FIER- 3 makina janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier- Levan, të cilat kanë goditur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka  ndodhur në  Fier – Levan , 50 metra sapo lë pas kthesën për në Zhupan. Tre automjete që lëviznin nga Qafa e Koshovicës për në Fier kanë përplasur njëra-tjetrën si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Përplasja ka shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve, radha shkon në drejtim të Fierit dhe në drejtim të Levanit me afro një kilometër nga dyja anët e qarkullimit.

Policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët e kriminalistikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqet e këtij aksidenti si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugorë në këtë segment rruge që lidh Fierin me Levanin, si dhe fshatrat e tij si dhe të zonës së Cakranit.