Aksident në Fier/ Përplasen dy makina, plagosen dy shoferët

Aksident në Fier/ Përplasen dy makina, plagosen dy shoferët

FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy automjete, tip Ford dhe tip Skoda janë përplasur  me njëra-tjetrës, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shoferët. Mësohet se të plagosur kanë mbetur A.Xh dhe M.F.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurve.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë