Aksident në Fier, përplasen furgoni, BMW dhe Passat-i! Dyshohet se shkak u bë shpejtësia përtej limitit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Në aksident janë përfshirë nje furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kane shkuar specialistë të policisë rrugore. 

Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë cuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përfshirjes në aksident të tre automjeteve.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale