Aksident në Fier, shoferja përplas 2 këmbësorë! Dërgohen në spital (VIDEO)

FIER- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Fierit. Një shofere e cila drejtonte mjetin tip Volkswagen ka përplasur 2 këmbësore të cilët po kalonin rrugën. Të plagosurit janë shoqëruar në spital ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

'Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur "Zogu i zi", Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.'- thuhet në njoftimin e policisë. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Tepelenë/ U zbulohet 'fermë' kriptovalutash në banesë, në pranga 67-vjeçari, në kërkim djali i tij

Tepelenë/ U zbulohet 'fermë' kriptovalutash në banesë, në pranga 67-vjeçari, në kërkim djali i tij