Aksident në Frakull të Fierit, mjeti devijon nga rruga dhe përfundon në kanal, 4 të plagosur! Makina bëhet ‘copash’ (VIDEO)

FIER- Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Frakull të Fierit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti ka dëme të shumta materiale.

Shkak për aksidentin është bërë një devijim i mjetit. Mjeti tip 'Toyota' është përpjekur për të devijuar pasi një tjetër makinë i ka dalë përpara dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

4 personat e përfshirë kanë qenë pjesëtare të familjes të cilët ishin duke shkuar në drejtim të Sarandës pasi vinin nga Vlora. Mjeti tip ‘Toyota’ drejtohej nga një shofere dhe së bashku me 3 personat e tjerë të plagosur janë shoqëruar drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë