Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur

Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur

Makina e aksidentuar në Bubullimë të Lushnjës

Lushnjë-Një aksident rrugor është shënuar sot në fshatin Bubullimë të Lushnjës. Një makinë tip VW Turan ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi, 40 vjeç dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Yrjet Saliasi.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se një automjet tip Fuoristradë me targa të huaja i ka ngushtuar rrugën makinës VW Turan teksa po tentonte parakalonte.

Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Austri/ 23-vjeçari sirian sulmon me thikë kalimtarët, vret 14-vjeçarin dhe plagos katër të tjerë

Austri/ 23-vjeçari sirian sulmon me thikë kalimtarët, vret 14-vjeçarin dhe plagos katër të tjerë