GRAMSH- Hekuran Përfundi, 60-vjeç ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal në fshatin Meshan në Gramsh.
60-vjeçari ishte në makinë me nipin 7 vjeç dhe mbesën 11-vjeçe. Dy fëmijët e mitur kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar infarkt në timon.