Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin paraditen e sotme Fushë-Krujë-Milot. Në aksident janë përfshirë një automjet tip "Golf" dhe një "Ford Focus". Për pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej automjeteve, tip "Ford", ka përfunduar në një tokë bujqësore. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve. Fatmirësisht të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


(Automjeti 'Golf' i aksidentuar)


(Automojeti 'Ford' ka përfunduar në tokë bujqësore) 


(Automjeti tip 'Golf' i përfshirë në aksident)