Një aksident ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin Sh.K ka goditur një motomjet.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit shtetasi B. Ll., 70 vjeç i cili udhëtonte me bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe., të cilët janë dërguar në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.
‘Më datë 01.12.2021., rreth orës 12:20 në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin Sh. K., 65 vjeç., ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. Ll., 70 vjeç i cili udhëtonte me bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.