Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi te tregut të fruta perimeve në dalje te qytetit të Fushkrujës në aksin Fushkrujë – Tiranë.

Viktimë ka mbetur Mane Hoxha 70 vjeçe e cila është përplasur nga një mjet teksa po kalonte rrugën.  Si pasojë e goditjes e moshuara ka vdekur në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje rreth aksidentit.