7 të plagosur nga dy aksidentet brenda ditës! Në Lezhë drejtuesja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanal! Makinat përplasen me njëra-tjerën në Kurbin

7 persona  mes të cilëve dhe 2 fëmijë mbeten te plagosur në dy aksidente të ndodhura pasditen e kësaj të shtune në Lezhë dhe Kurbin. Sipas të dhënave në Ishull Shëngjin, në afërsi të vendit të quajtur "Rrethrrotullimi M+", shtetasja M.P., duke drejtuar automjetin e saj tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë,  janë lënduar vetë drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerët në mjet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pak minuta më vonë në Fushë Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrugës Kombit", shtetasit M.V. dhe G.M., duke drejtuar automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident automobilistik ku janë përplasur dy mjetet me njëra tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar pasagjerët e mjetit të drejtuar nga M.V., shtetasja A.V. me dy fëmijë të mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për të dy aksidentet policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve e rrethanave të tyre.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran prej Puke: 20/08/2022 21:39

    Ku i ke makinat inteligjente qe i propagandove me aq buje z. Cuci dhe ti zonja Balluku?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë