GJIROKASTËR- Një aksident është raportuar rreth orës 12:40 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Mashkullorë. 28-vjeçari me iniciale K.K., ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv mjeti ka marrë dëme të shumta materiale.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja rreth 22 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.