Një aksident është shënuar këtë të premte në Gjirokastër ku një kamion është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e qujatur Kordhocë, ku drejtuesi i automjetit tip maune “man”, 58 vjeç me inicialet R.T. ka përplasur një 58 vjeçar me inicialet T.A, cili po udhëtonte me një biçikletë. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit ndërkohë që është arrestuar shoferi i mjetit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- Rr.T, 58 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e qujatur Kordhocë, duke drejtuar automjetin tip Maune, “Man”, me targa TR 7200 K, ka aksidentuar shtetasin T.A, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 290 i Kodit Penal.
Nuk perplaset kamioni me bicikleten por kamioni perplas bicikleten ose bicikleta perplaset te kamioni:)
Përgjigju