Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerët

Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerët

Foto nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku të plagosur kanë mbetur shoferi, një 20-vjeçar si edhe 2 pasagjerët.

Ngjarja është regjistruar orës 20:35, në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Gërhot".

Nga sa mësohet, makina tip "Ford” që drejtohej nga 20-vjeçari me inicialet E. D., banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj, duke u plagosur ai së bashku me 2 pasagjerë. Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, teksa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

1648929996_gjirokaster2.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë