Një aksident ka ndodhur në zonën industriale në qytetin e Gjirokastër, ku një shpërndarës  picash, i cili ishte duke lëvizur me motor është  goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavije afër ish NSHN. 

Shpërndaresi i picave është dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rënduar. Policia rrugore ka ndaluar drejtuesin e mjetit.