GJIROKASTËR- Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Gjirokastër, në afërsi të kthesës Viroi. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku automjeti tip ‘Skoda’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në automjet ndodheshin 3 persona të cilët janë jashtë rreziku për jetën.
Shkak i aksidentit është bërë lagështira e rrugës dhe shpejtësia e automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të tjera të aksidentit.