Incident në Gramsh, mësuesi 37-vjeçar rrëshqet gjatë orës së mësimit dhe dëmtohet në kokë! Transportohet te Trauma me helikopter ushtarak (VIDEO)

GRAMSH-  Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Gramshit. Mësuesi 37-vjeçar Landi Tafa pasi ka qenë duke dhënë mësim në institucionin ku punonte, ka rrëshqitur në klasë dhe ka dëmtuar pjesën e kokës.

Menjëherë Tafa është transportuar në spitalin e Gramshit, por pas përkeqësimit të plagëve të tij, mjekët u detyruan ta dërgojnë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nisur nga gjendja e të aksidentuarit, për transportimin e tij është marrë një helikopter ushtarak. Report Tv disponon pamjet ku helikopteri ka mbërritur në qytetin e Gramshit për të marrë 37-vjeçarin.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë