Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bratilë të Gramshtit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, bëhet e ditur nga informacionet e para.

Të plagosurit janë dërguar për në spitalin e Gramshit ku po marrin dhe ndihmë mjekësore dhe nëse do të jetë e nevojshme do të transportohen dhe drejt Tiranës për mjekim të specializuar. 

Do të jenë hetimet që do të përcaktojnë dhe shkaqet e aksidentit.