Aksident në Gramsh, makina përplaset me motoçikletën, plagoset 17-vjeçari

Aksident në Gramsh, makina përplaset me motoçikletën, plagoset 17-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Gramsh, ku një makinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri 17-vjeçar.

Mësohet se ngjarja është shënuar në fshatin Zgjupë Fushë, në Gramsh ku mësohet se drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte, duke përplasur motorçikletën  e për rrjedhojë është plagosur Adriano Murati, 17 vjeç.

Mësohet se 17 vjeçari është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh,  një mjet është përplasur me një motoçiklet. Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T.,  rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë