Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Gramshit.
Sipas policisë makina tip "Land Rover", që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi A. Ll. dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.