Gramsh-Një aksident është regjistruar sonte në hyrje të Gramshit. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth 4-5 metra pranë një ure.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i makinës është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.