Aksidentohen turistët në Himarë, plagoset 27-vjeçarja franceze

Aksidentohen turistët në Himarë, plagoset 27-vjeçarja franceze

Dy turistë të huaj u përfshinë në një aksident rrugor në Himarë pasditen e të martës me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, nëzonën e “Llamanit”, ku sipas policisë, automjeti tip “Volksvvagen” me drejtuese shtetasen angleze me iniciale J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. VV., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për shkakun e ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet qeveria e re pas disa orësh debatesh të forta! Pjesë edhe 2 zyrtarë non grata nga DASH

Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet qeveria e re pas disa orësh debatesh të forta! Pjesë edhe 2 zyrtarë non grata nga DASH